Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, kreu Lulzim Basha ka cekur dhe marrëveshjen e 18 majit me kreun e mazhorancës, e cila çoi në mbylljen e çadrës.

I kritikuar fort për këtë marrëveshje, ai është detyruar të flasë në Kuvend mbi të.

“Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje. 

Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar. 

Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet”, theksoi Basha.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re