Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për mungesën e Klevis Balliut në listën e PD duke thënë se procesin e vendos anëtarësia por janë 3600 kandidaturat e propozuara nuk janë skualifikuar por do jenë pjesë e burimeve të PD në qeverisjen e nesërme.

Basha: Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka. Është proces që nuk ka të humbur, mund të themi që 3600 kandidatura një numër i madh prej të propozuar nuk janë të skualifikuar por janë pjesë e burimeve të PD për tu angazhuar në qeverisjen e nesërme.

Para disa ditësh, Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe në degën e Pogradecit vihet re eleminimi i Klevis Balliut. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re