Kreydemokrati Basha, jurist me profesion, e morri vetë sot barrën e sqarimit të vettingut për politikanët, sipas një propozimi të partisë së tij.

“Modeli është i ngjashëm me ligjin e dekriminalizimit. Modeli është i qartë. Detyra u ngarkohet disa institucioneve. Do jetë proces i pavarur dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi dhe as vettingun në drejtësi”, tha Basha, pa u thelluar më tej se cilat do jenë këto institucione.

Pretendimit të mazhorancës se kërkon që të dublojë, apo më mirë të shmang SPAK e BKH me këtë formë, Basha iu përgjigj:

“SPAK e Byroja e hetimit kanë mandat hetimit të politikanëve të korruptuar. Vettingu i politikanëve i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.

Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucionet, SPAK e BKH i çojnë në burg.

Në rastin e vettingut barrën e provës e ka politikani; në rastin e hetimit penal, barra e provës ështe e organit të akuzës. Vetingu i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin”, theksoi Basha.

Më herët, kryeministri Rama ka paralajmëruar se propozimin demokrat do dërgohet për shqyrtim në Venecia.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re