Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike iu drejtua qytetarëve me një mesazh, duke thënë se janë ata që po i prijnë ndryshimit.

Në fjalën e tij, kreu i PD u shpreh se dita e ndryshimit po vjen dhe këtë e shikon tek sytë e çdo qytetari.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushur me vuajtje, kurrë nuk kam  gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve.

Në hyrje të Pogradecit, tek fytyrat e të rinjve, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët, anembanë vendit shoh në sytë tuaj ndryshimin që po vjen.

E di që keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron.

Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçaret e presin prej kohësh. Një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju. Ju falenderoj zemra. Ju nuk po e prisni ndryshimin, por ju po i prini ndryshimit”, u shpreh Basha.

Kreu e PD me sa duket e quan te “kryer” fitoren me 25 prill, duke “fluturuar” drejt Korçes para mbeshtetesve te tij si kryeminister!