Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për protestën e nesërme në orën 20:00.
Në një reagim në Facebook, Basha u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen kundër asaj që ai e quan diktaturën e krimit dhe në mbrojtje të lirisë.
“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha. ()