Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu angazhimin e tij për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës, që sipas tij nuk do të jetë vetëm për distancim nga diktatura, por edhe një apologji për 30 vite të munguara.

Gjatë prezantimit të programit për ish-të përndjekurit, Basha tha se ‘ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura’.

“Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara.

Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm.

Ne do të marrim çdo masë të nevojshme për t’u siguruar se këto hapa nuk do të kthehen pas. Do të punojmë fort që në kujtesë, por mbi të gjitha në standardet e demokracisë Shqipëria të eci vetëm përpara, për demokracinë, për lirinë e fjalës, për të drejtat e individit, për një rrugëtim të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt dështimit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik”, tha Basha në fund të fjalës së tij.

Mbetet mister nese Basha po godet me kete ligj “atin” e tij politik Sali Berisha, i cili per 30 vite me radhe nuk ka lene gur pa levizur per ta bllokuar dhe zbutur.

Ish kryeministri ka nje akuze te p[a vertetuar nga ish i perndjekuri poliutikm Hysen Shoshori, qe e evidenton Berishen si njeriun qe i ka dale deshmitar ne gjyq dhe ka kerkuar madje dhe denimin me vdekje per te!

“Njeriu qe ka ndikuar drejtperdrejt per denimin time me vdekje ishte Sali Rama Berisha”, ka deklasruar Hysen Shoshori, te cilit denimi me vdekje ne vitin 1975 iu kthye ne denim te perjetshem!