Kryedemokrati Lulzim Basha tha se grumbullimet e njerëzve këtë të shtunë për t’u furnizuar janë shumë të rrezikshme. Teksa publikoi në “Facebook” një foto që ilustron grumbujt e qytetarëve, Basha deklaroi se në këtë mënyrë po hidhet poshtë çdo sakrificë.

 

“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme! Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani. Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.”

 

Reagimin kreu i opozitës e mbyll me një thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të izolohet virusi dhe t’i rikthehemi sa më parë realitetit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re