Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat ndaj kundërshtarëve të opozitës, duke u shprehur se nëse kryebashkiakja Voltana Ademi do të kurdisej, do bëhej si Ertugruli, babai i Osmanit themeluesit te perandorise turke..

Permendjen e nje personazhi te tille, Rama e ka bere pasi Basha e permendte shpesh ne kohet e tij te “arta” te ngujimit dhe te fushatave te dhunshme kunder institucioneve, duke treguar se e shihte kete “ste’ televiziv historik turk.

Basha herë kurdiset si Spiderman, herë si Barbie. Është kukull me bateri. Ia karikojnë Saliu me Ilirin.

Po ia hoqe karikuesin është si telefon Nokia që nuk hapet më sot. Pse lider është ai? Forcë karakteri është ky? Sigurisht që nuk e zgjedhim ne kë kurdisin ata.

Nesër do marrin Voltanën. Të habiteni kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. A si e ka ai. Këta përputhen sipas kërkesave të partisë,”-tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re