Skip to content

Basha i cilësoi zgjedhjet si masakër elektorale, Celibashi i përgjigjet: Kjo gjë nuk është e shëndetshme

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur kryedemokratit, Lulzim Basha i cili i cilësoi zgjedhjet e 6 marsit si një masakër elektorale. Celibashi tha se mënyra sesi institucioni kishte administruar të gjithë procesin zgjedhor dhe atë të numërimit meritonte notën 10.

Ndërsa theksoi se KQZ ishte treguar e paanshme në këto procese, duke shtuar se një qëndrim si ai i kryedemokratit, Lulzim Basha nuk ishte i shëndetshëm.

Pyetje: Basha deklaroi për një masakër elektorale, çfarë përgjigje keni për të?

Celibashi: Çfarë do them, nuk është koment për atë që Basha ka bërë për procesin zgjedhor. Në cilësinë time si kreu i KQZ, është se përgjegjësitë të paktën të institucionit që unë përfaqësoj, janë përmbushur në mënyrën më të bindshme të mundshme për shkak të papanësisë që përfaëëojmë besoj e meritojmë notën 10. Ne nuk kemi asnjë agjendë të dukshme apo të padukshme. Natyrshëm që secili prej nesh e ka një pëlqim politik por në ushtrimin e detyrave tona përpiqemi të jemi asnjëanës. Edhe pse thashë këtë fakti që një politike hedh poshtë të gjithë sistemin zgjedhor unë mendoj se vlen të analizohet dhe të adresohet.

Por për mendimin tim, kjo nuk është gjë e shëndetshme. Në mënyrë përfundimtare dua të them se administrimi i procesit nga partitë politike duhet të ndryshojë. Nuk shoh arsye përse profesionistë të tjerë të mos përfshihen në zgjedhje duke kandiduar. Edhe vetë partitë politiek duket sikur janë pak të lodhur në administrimin e procesit. Por aspekti teknik duhet t’i lihet insitucionit përgjegjës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb