“Jam dhe ndjehem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës”. Kështu është shprehur Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes anëtarët e grupit parlamentar.

 

I pyetur nga gazetarët për shkresën ku Lulzim Basha si kryetar ligjor i partisë i delegon kompetencat, ai tha:

 

“Jam dhe ndjehem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistrohen emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistruar zgjedhja e kryetarit te ri jo aktet e dorëheqjes. PD duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në krye”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko