Përjashtimi i Sali Berishës përgjithmonë nga PD së bashku me 8 emra të tjerë të rëndësishëm të kësaj force politike si dhe pezullimi i 19 të tjere që iu është dhënë një shans nga Basha, ka sjell reagimin e fortë të shumë emrave të Komisionit të Rithemelit.

 

Mes tyre edhe Belind këllici, deputeti që ishte në listën e atyre që Kryesia e PD I ka dhënë një shans, duke i dhënë masën e pezullimit.

 

Këllici, drejtues për shumë vite I forumit rinor të PD, nuk kursen ironine ndaj Bashës.

 

 

Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!

 

 

Më pas, Belind Këllici ka edhe një apel për Lulzim Bashën.

 

 

Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!

 

Reagimin e tij ne facebook, Belind Kellici e ka shoqeruar edhe me nje foto te Bashes me Ramen, ne marreveshjen e famshme qe nxorri nga “çadra”  e protestes PD ne vitin 2017 para zgjedhjeve parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re