Skip to content

Basha i kalon pas krahëve teksa ai fliste për mediat, Berishës nuk i ‘del e keqja’ me kryedemokratin: Armiku më i rrezikshëm të rri pas shpine

Teksa Sali Berisha mbante një fjalim për gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka kaluar pas tij në godinën e Kuvendit me makinë.

Berisha nuk i ka kursyer thumbimet ku gjatë fjalës së tij për mediat është shprehur se “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”

“Armiku më i rrezikshëm është ai që të ri pas shpine. Prandaj dil përpara. Bëj shaka”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se sot në Kuvend do të votohet për zgjatjen e “Vettingut”, ku deri më tani PD është deklaruar pro.