Vendimi i Gjykatës së Apelit për zhveshur nga akuzat pë falsifikim dokumentesh ka tërbuar Partinë Socialiste. Shija e hidhur e këtij vendimi solli reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili thekson se koha kur gjyqtarët pa vetting jepnin drejtësi.

Sipas tij, gjykata nuk i ka dhënë pafajësinë, thjesht ka vonuar dhënien e drejtësisë për fondet e lobimit në SHBA.

Reagimi i plotë:

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

 

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

 

kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaporte diplomatike DB1159763

dokumenti i parë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

 

Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë

dokumenti i dytë (foto)

https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

 

Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

dokumenti i tretë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë…

Publiée par Taulant Balla sur Jeudi 14 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re