Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës në Foltoren me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se është e trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ka rënë Berisha.

Ai nënvizon se asnjë trillim, mashtrim, nuk do e shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, thotë Basha.

Ish-kryeministri tha se një “qytetar dixhital amerikan” e kanë informuar se Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimeve në selinë e PD-së që të bisedonin jashtë, pasi brenda në zyrë “më ka futur Berisha regjistrues”.

Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dhe u garantoj se do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues, të dalim të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?” tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re