Akuzat e Sali Berishës kundrejt Lulzim Bashës në dalje të sallës së kuvendit mesditën e kësaj të enjte, e kanë detyruar ish-kreun e PD, Basha që të reagojë.

 

Sipas tij, halli i Berishes është tjetër nga halli i qytetareve. Madje Basha shton se Sali Berisha po shpik armiq vetëm për të fshehur dështimin e tij në zgjedhje.

 

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”,  reagoi Basha.

 

Basha u rikthye në qender të vëmendjes të mërkurën, teksa zhvilloi një takim me të rinj në kryeqytet, ku përcolli disa mesazhe që sipas tij janë jetike për të shpëtuar opozitën por edhe vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re