Skip to content

Basha i përgjigjet ‘flakë për flakës’ Ramës: Kot fshihesh, je i dështuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ deklaratave të Edi Ramës.

Ky i fundit ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një citat të kryeministrit italian, Conte i cili shkruan se ‘Shqipëria e meriton hapjen e negociateve’.

Basha i ka dhënë përgjigjen e mëposhtme Ramës:

‘Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi’, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.