Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Rama paraditen e kësaj të marten në lidhje me uljen e taksave dhe rritjen e pagës minimale.

Kryedemokrati në fjalën e tij në takimin me përfaqësues të bizneseve në autostradës Tiranë-Durrës, është shprehur se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Kollaj është që të thuash; “do rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti”, ka thënë Basha ku shtoi se do të bëhet e mundur ulja e çmimit të energjisë në dy fasha kryesore.

“Ktej thotë se ka zeruar taksën e biznesit të vogël por me një gjobë ja ka marrë të gjitha dhe e fut në grup. Ditë për ditë në vendin tonë falimentojnë 60 biznese të vogla dhe e gjithë kjo është për një arsye të vetme pasi qeveria është vendosur në konflikt interesi me biznesin e vogël dhe me qytetarët. Çmimi i energjisë do të pësojë dy lloj uljesh, e para është nga liberalizimi i tregut dhe ulja e dytë do të vendoset në sajë të fashës mbrojtëse 300 kWh  për familjet në nevojë”, është shprehur Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re