Aldo Bumçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit në PD i ftuar në “Fax News” ka folur për protestën e 8 janarit dhe për krizën brenda selisë blu.

Bumçi tha se PD-ja del nga kriza vetëm nëse Basha shkon në zgjedhje për votëbesim, por sipas tij, ai nuk e bën këtë sepse e di që ka pakicën dhe dëshirën të mbajë selinë me dyer të blinduara.

Gjithashtu Bumçi theksoi se për pak ditë do të nisë procesi për riorganizimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos me 4.446 firma u mblodhën bashkë dhe vendosën që të gjitha organet e PD të pezullojë dhe të fillojë një proces zgjedhjesh nga poshtë lart. Do të fillojë seksioni i kësaj lagje ku jemi ne deri tek kryetari I PD, do të zgjidhet edhe kryesia, ndërsa Basha nuk është më kryetar. Ne për pak ditë do të fillojmë këtë proces riorganizimi.

Për fat nuk ka asnjë person brenda godinës të dëmtuar. Nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit të dëmtuar dhe ne nuk donim të kishte dëmtime, ndërsa nga mbështetësit tonë janë 12 persona që kanë marrë trajtim spitalor dhe me qindra janë asfiksuar me përdorimin e gazit brenda godinës dhe më pas nga forcat e rendit. Nëse ka pas dhunë, përse të dëmtuarit janë vetëm protestuesit? Ne thamë që do të hapim dyert, dyert e blinduara nuk hapen me ledhatime por me goditje. Kur janë mbyllur në Shqipëri dyer e selive në katoi 30 vite, kjo është hera e parë kur Basha zgjodhi të bënte gjithçka vetëm me arsyen që të mos votohet. Kjo krizë zgjidhet vetëm me votëbesim, ose të hyjë në zgjedhjet e PD-së si kandidat i thjeshtë.

“S’dua dhe s’njoh”, këto janë fjalët që thotë Basha. Ai nuk i njoh firmat e demokratëve, janë kryetarët e partisë nuk janë demokratë të thjeshtë. Më 11 dhjetor u votua por ky nuk do dhe nuk i njeh. Vetëm vota vendos. Basha ka pakicë poshtë 10%, kjo krizë zgjidhet vetëm me votë, përse i shmanget ai. Kriza është qartazi nga personi që nuk do të votohet. Basha dhe mbështetësit së tij thonë se demokratët janë të mërzitur por është emocionale dhe do të kalojë, s’ka lidhje fare ky njeri na coi në humbje , ka hyrë në muaj mjalti me Ramën. Ne mund ta kishim bllokuar Bashën që të futej në selinë e PD-së”, tha Bumçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re