Ka nisur me debate të ashpra sesioni i parë parlamentar për vitin 2022.

Me kërkesë të Lulzim Bashës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka zyrtarizuar përjashtimin nga grupi parlamentar të grupit që i ka dalë në krah Sali Berishës.

Dritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi “shpërthyen” me akuza pasi sipas tyre Rama ka marrë “peng” opozitën, ndërsa theksojnë se vendimet e Bashës janë “nul”.

Dritan Shehu: po fillojmë keq me dokumenta që paraqiten këtu që janë nul. Ju kryetare jeni një dijeni për ndryshimet në datën 11 dhjetor. Mos paraqisni dokumenta që bëjnë veprime staliniste, ju bëj thirrje ju mos u bëj mbështetës por anti-Kushtetuese dhe unë ju këshilloj që të verifikoni gjitha dokumentat pastaj të paraqesni Kuvendit prandaj këto dokumente janë “nul” , i kanë sjellë njerëz duke mos pasur asnjë vlerë.

Nikolla: Unë nuk interpretoj vendimmarrjet që merr merrni ju, Alibeaj është zgjedhur në grupin parlamentar të PD-së

Oerd Bylykbashi: Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Zonja kryetare ne jemi deputetë të republikës së Shqipërisë dhe mandati ynë nuk e cakton grupi parlamentar. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon grupin parlametar që është lexuar në shtator. Vetëm kur ne kemi dëshirë të largohemi vetë mund të largohemi. Përtej njoftimit që bëtë, që është i paligjshëm, sepse personat që e kanë sjellë nuk kanë funksion në PD. Rregullorja po shkon nga poshtë lart. Nuk përcakton asnjë të drejtë që i heq tagra përfaqësimi deputetëve. Ne jemi deputetë të PD-së. Cënohet demokracia dhe përfaqësia.

Bylykbashi: Këtu ka vetëm një deputet që mendon se marrëveshja politike është mbi kushtetutën. Rikthehem te rregullorja. Nuk ka asnjë term që flet për përjashtimin e deputetit nga grupi parlamentar. Ka nen për ndryshimin, që i jep të drejtë deputetit që të shkojë ne grup tjetër parlamentar me vullnetin e tij. Deputetët formojnë grup parlamentar dhe jo aprtitë politike. Përfaqësojmë këtu PD-në. Kemi pranuar ne kandidimin për PD-në, jemi deklaruar deputetë të saj dhe grupi parlamentar nuk na e heq këtë tagër. Ju bëtë njoftimin dhe kaq. Por nëse shkoni më tej dhe thoni se ekzekutohet vlefshmëria e këtij njoftimi, atëhere kjo është shkelje. Lijeni si njoftim. Ju nuk keni të drejtë të shkelni kushtetutën. Rregullorja e parlamentit është mbi ccdo statut partie. Mos shkoni duke konkluduar se ky vendim sot është i ekzekutueshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re