Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot ne Kombinat per tu takuar dhe per te degjuar tregetaret, se sa ka ndikuar Pandemia e Covid-19 ne biznesin e tyre.

Gjate bisedes me kreun e Partise Demokratike ,  shume prej tyre nuk kursyen akuzat se ndihma e qevrerisa nuk ka qene e mjaftueshme.

TREGTARET

“Sektori farmaceutik në pikiatë. Kemi stoqe, problem skadence, ulje e fuqisë blerëse. Edhe kufizimi i orareve ka ndikuar”. Xhiro është përgjysmuar, nuk arrijmë të paguajmë as qeranë me këto të ardhura. Kam marrë 400 mijë lekë, ndërsa qeranë e kam 150 mijë lekë në muaj”.

LULZIM BASHA

“Këto kohë pandemie, kur duhet të kishin vëmendjen tek ju, lekët e taksave i kanë çuar tek 4-5 oligarkë. Biznesin e kanë lënë në ditën më të zezë. Kam qenë kudo. Është gjendja shumë e keqe në çdo cep të Shqipërisë. Varfëri, papunësi dhe biznese që mbyllen.”

Edhe ne kete takim, basha tha se qeveria nuk po punon per zgjidhjen e problemeve më të rënda me të cilat përballen njerëzit .

LULZIM BASHA

“Ju jap fjalën që lekët e taksave tuaja do të vijnë tek ju, nuk do të shkojnë më as tek oligarkët, as për udhëtime luksi. Kur merr avionin privat dhe kalon fundjavën në Paris, kur u jep qindra mijëra euro oligarkëve, nuk të shkon mendja tek ata që janë pa bukë”- theksoi Lulzim Basha, duke iu referuar ngjarjeve të fundit të denoncuara nga opozita dhe për të cilat Edi Rama nuk ka dhënë akoma një përgjigje për arsyen e vizitës me avion privat në Francë.

Sipas Bashes, kriza eshte thelluar koma me shume sepse qevEria nuk e ka menaxhuar si duhet situaten e  krijuar nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re