Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita ka ngritur mekanizmin për mbrojtjen e votës.
Teksa iu përgjigj qytetarëve në Facebook, kreu i PD u shpreh se Rama ka vetëm një alternativë, atë të sulmit.
Opozita është e bashkuar tha Basha, ndërsa qeveria e vetmuar.
“Do jemi bashkë në këtë betejë. Ata janë të vetëm. Janë një grup njerëzish që kanë marrë peng vendin. Ata kanë një axhendë, ta mbajnë nën kontroll.
Ne do të investojmë gjithçka. Opozita ka ngritur mekanizmin e mbrojtës së votës, duhet të dalim masivisht dhe ta largojmë me votë këtë kryeministër.
Nga sot deri në 25 prill duhet ti kërkonte falje shqiptarëve, kur në fakt është çakërdisur, merret me shpifje. Pa pikë qytetarie. I degjeneruar deri në pikën e fundit, duke sulmuar gra ,vajza, nëna.
Kjo është alternativa e tij. Ka pasur 8 vite dhe nuk realizoi asnjë premtim”, u shpreh Basha.
