Zhvillimet e dhunshme të paradites në afërsi të paralamentit, ku protestues të Unazës së re, me mbështetje të eksponentëve të PD-LSI-së u përplasën me forcat policore, me pasojë deri lëndime të rënda nga këta të fundit, nuk e kanë zbrapsur opozitën.

Vetë kreu demokrat Basha shkoi në mbrëmje te zona e “Astirit”, atje ku sërish njerëzit dolën në rrugë, si dhe ia faturoi Ramës gishtat e këputur në polices Ina Nuka.

“Njeriu që frymëzoi dhunën dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri Edi Rama. Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe ai mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, dhe për gishtat e prerë të policisë”, u shpreh Basha.

Më tej, ai dha dhe një shpjegim mbi arsyet se pse polices ju këputën gishtat.

“…i çoi aty të patrajnuar, kapi kapsollën me dorë”, theksoi Basha pa aspak ironi.

Po pse protestojnë të zotët e 370 ndërtimeve – shtëpi apo biznese – të cilat do shemben për t’i hapur rrugë ndërtimin të Unazës së madhe?

Ata kërkojnë dëmshpërblim 100 përqind për pronat e tyre. Por disa janë të ligjshme e disa jo. Për kategorinë e parë, ku përfshihen dhe ato të legalizuara, qeveria thotë se do dëmshpërblehen sipas ligjeve në fuqi, që në fakt është një referencë nga ligji në kohën e qeverisjes së PD-së. Ndërsa për pjesën e paligjshme ofron pagesën e tre viteve qera.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re