Ish zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, pas humbjes  në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Basha duhet të largohet, pasi në karrierën e tij politike nuk ka bërë asnjë gjë tjetër, veçse është pasuruar me bizneset që ka ngritur nga mbështetja e Ramës.

 

Shehu i ka kërkuar Bashes të mos bëhet më pengesë në rrugën e demokratëve.

 

“Lul! Mos ki frikë të ikësh sepse do të jemi më mirë pa ty.

Ti nuk po ikën se gjoja të dhimsemi ne dhe Shqiperia por për këtë mos u shqeteso se ne ishim më mire kur nuk të kishim dhe ti vetëm na mohove, shkatërrove dhe turpërove.

Ti do që të fitosh akoma por edhe për këtë mos u mërzit sepse ke bërë para më shumë se kushdo tjetër që ka qenë si ti dhë për më tepër ti Ramën e bëre mik dhe tani që bizneset i ke të ngritura nuk e ka problem që të ndihmojë për ti shtuar paratë që ke edhe per pak kohe qe do ta kesh.

Ti mendon se po na ruan nga Sali Berisha por ne kemi më shumë frikë prej teje se sa prej atij. Ti je në ndjekje penale ndërkombëtare ndërsa Berisha është “non-grata” vetëm në Amerikë. Dhe besoj se Amerika e ka me Berishën si person dhe jo me PD-në, anëtarët apo Kryetarin e PD-së kushdo qoftë ai.

Prandaj, Basha ik se ne jemi edhe më të aftë edhe më të zotë se ty dhe mund t`ja dalim më mirë pa ty. Përkundrazi paaftësia dhe makutëria jote vetëm se na ka penguar” shkruan Shehu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re