Partia Demokratike ka ironizuar deklaratat e Sali Berishës i cili akuzon Lulzim Bashën për një sërë çështjesh.

Përnes një reagimi në rrjetin social Facebook, me nota humori PD thotë se Berisha do të akuzojë Bashën në vijim edhe si përgjegjës për vitin 1997.

“Shpifjet vazhdojnë.

Ditë e re, gënjeshtër e re.

Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!

Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.

Mos harroni!

Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!

Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!”, ironizon PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re