Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar një spektakël të shëmtuar të së kaluarës situatën sot në selinë blu, pas rikthimit të Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.

 

Me një gjuhë të ashpër, ai e quan Berishën një ish-komunist që është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur interesat e tij personale.

 

“Berisha është bërë barrë për Partinë Demokratike dhe një pengesë e madhe për opozitën. Regjimi i Berishës është pa legjitimitet. Është shndërruar në një tub oksigjeni për Ramën. Sali Berisha ka formuar një organizatë antiamerikane. 18 dhjetori do t’i japë përgjigje të qartë të shkuarës… Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Marrëzia e Berisha nuk ka fund për interesat e tij. Berisha në kulmin e dëshpërimit, skenat e sotme ishin qesharake. Berisha u përpoq të kthejë skenarët e 1997.Berisha si një ish-kominist është gati të thërrmojë edhe PD-në vetëm për interesin e tij personal. Puc institucional i tentuar me 11 dhjetor e kupton se sot Berisha është problemi i PD-së. Ne do ta lëmë pas si pakicë e dëshpëruar duke mos pasur mundësi marrjen peng të PD-së dhe demokratëve.”

 

Për kreun e PD, ai ka mbështetjen e SHBA dhe me këtë mbështetje PD do të vijë sërish në pushtet.

 

“Një ‘non grata’ mendon se do të bëjë me partinë një batalion me ‘non grata’ Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi e Edi Ramës. Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë do të shtrojnë një vakt në ditë, në vend që të merremi me hallet e shqiptarëve. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re