Kryetari i Partisë Demokrtaiuke, Lulzim Basha, ka treguar mbrëmjen e sotme pengun e tij më të madh që ka për shkak të karrierës politike dhe jetës private.
Basha tha se pengu i tij është mungesa e kohës për familjen dhe në veçanti për vajzat që janë në moshë të vogël.
“Në jetën time private, profesionale pengu më i madh është mungesa pothuajse totale e kohës për familjen dhe veçanti për vajzat se janë edhe në moshë të vogël, për fat të keq, kjo punë, kjo përgjegjësi sjell një mungesë kronike, të cilën sado mundohem ta kompensoj fjala bie me një të shtunë, të diele, prapë se prapë….”, u shpreh ai për emisionin “Log” të Endri Xhafos.
I pyetur nëse i takon vajzat gjatë fushatës elektorale, Basha tha se nuk i shikon fare.
