Në studion e Opinion, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka premtuar edhe njëherë lista të hapura 100 përqind, duke e cilësuar këtë edhe një premtim të opozitës së bashkuar.

Fevziu:.. lista të hapura, pjesërisht të hapura apo të mbyllura z. Basha?

Basha: 100% të hapura

Fevziu: 100% të hapura është kusht, apo do të bëni përpjekje

Basha: Ne do bëjmë përpjekjen tonë dhe ky është një qëndrim që ne e kemi shpallur publikisht dhe që e ka mbështetur e gjithë opozita e bashkuar

Fevziu: 100% të hapura në nivelin që jemi aktualisht, pra rajonale me 12 rajone, me 4 rajone apo me një listë kombëtare

Basha: Sistemi nuk ndryshon kaq vonë, do të jenë 12 rajonet në të cilat në qoftë se propozimi ynë pranohet qytetari do ta ketë vetë në dorë të zgjedhë deputetin e tij

Fevziu: Ka dy pikpyetje këtu ose dy menyra si funksionon. Doja të dija thjesht mendimin tuaj pavarsisht se duket si teknikalitet. Një propozim është kur partia e rendit pra listën për kandidatët e saj për qarkun dhe pastajsecili në listë mund të marë votat e tij, pra duke vënë emrin e të parit, e të dytit sipas preferencës së partisë dhe një e dytë që lista bëhet sipas bazët alfabeyike duke vënë preferencën e partisë, natyrisht ndikon te një pjesë e votuesveqë të ndjekin këtë linjë. Ju për cilën nga të dyja modelet jeni?

Basha: Për të dytën

Fevziu: Për të dytën, pra listë alfabetike të hapur që secili të marrë aq vota sa meriton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re