Skip to content

Basha ka “harruar” Pollon, s’figuron në asnjë listë paraprake deri më tani. Ndoka i 8-ti në Shkodër

Mediat po publikojnë një pas një listat paraprake trë kandidatëve poër deputetë të PD dhe aleatëve të saj.

Kanë dalë emrat e të gjithëve, që nga Sali Berisha që “shndrit” me praninë e tij i pesti në listë në Tiranë, e deri tek  Agron Shehaj dhe emra të tjerë të aleatëve të PD.

Ndërkohë që në asnjë prej listave paraprake të kandidatëve të PD nuk figuron emri i Genc Pollos.

Ta ketë “harruar” Basha, apo është përjashtimi i madh i radhës prej tij. Mbetet ta shohim deri në orën 24.00 kur të mbyllet afati.

Ndërkohë që aleati demokristian Nard Ndoka sipas këtyre listave të nxjerra nga burime brenda PD është i 8-ti në Shkodër, me pak gjasa për të fituar!