Gazment Bardhi thotë se vendimi i përjashtimit nga kryesia e PD është thjesht për interesat personale të Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Bardhi deklaroi se vendimi është qesharake.

Sipas Gazment Bardhit, Lulzim Basha nuk e ka “vulën” e PD dhe si e tillë çdo letër e firmosur nga ai nuk ka asnjë vlerë.

Deputeti demokrat u shpreh gjithashtu se ai njeh vendimin i këshillit kombëtar të 27 korrikut që ka vendosur të mos ketë proces zgjedhor për kreun e PD.

Kjo është një cështje që i takon drejtësisë tha Bardhi, ndërsa i bëri thirrje institucioneve që ta marrin sa më shpejt në shqyrtim.

“Nuk ka asnjë përjashtim as nga grupi i PD dhe as nga PD, ka disa letra. Ajo që po ndodh është që Basha ka marrë një kompjuter dhe një printer, ka prodhuar edhe një vulë. Në këtë moment që flasim me vendim të Këshillit Kombëtar, PD nuk ka drejtues. Qëndrimi im është se vendimi i këshillit kombëtar 27 korrik ka vendosur të mos ketë proces zgjedhor, të shtyjë për një moment tjetër qoftë caktimin e drejtuesit të partisë, qoftë procesin e zgjedhjeve të reja për lidershipin e partisë. Unë njoh këtë vendim, ky vendim është depozituar në gjykatë. Vetë Basha nuk beson se është zgjedhur kryetar i PD, se po ta besonte do ta conte kërkesën në gjykatë. Është duke kryer veprime në mashtrim të ligjit, duke iu referua një regjistrimi kohë më parë sillet si kryetar i PD pa qenë i tillë. Prandaj cdo letër e firmosur nga Basha ka zero vlerë.

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të marrin në shqyrtim cështjen për ti dhënë zgjidhje këtij konflikti ligjor. Është një vendim për të zhvendosur vëmendjen nga një ballafaqim me të vërtetën që unë i bëra Bashës”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re