Sot në Faxnews ka qenë i ftuar deputeti Flamur Noka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit për të folur rreth zgjedhjeve të 6 marsit dhe humbjes së Lulzim Bashës.

Për këtë të fundit ai tha se nëse nuk do të ishte peng i Edi Ramës, PD dhe opozita do të kishin trumfuar në 6 mars.

Deputeti Noka hodhi akuza të forta ndaj Bashës, për të cilin tha se pas çdo humbje, ai është pasuruar, pasi ka shitur çdo betejë për llogari të kunatit të tij.

Ndër të tjera Noka ftoi të gjithë demokratët që janë të zhgënjyer nga Basha që ti bashkohen “Shtëpisë së Lirisë”.

“Kjo është një katandisje që nuk ishte imagjinuar, është për tu vajtuar, seose një parti një sigël qeverisëse për shumë vite që përmbysi regjimin, nga Lul Brava u katandis në 6 %, jashtë cdo imagjinate, ndaj kjo përjetohet me dhimbje te cdo opozitar. Nëse Brava s’do të mbante peng vulën dhe selinë përmes Edi Ramës më 6 mars PD dhe opozita do kishte triumfuar. 6 marsi konfirmoi se opozita ka një kal troje dhe ai është Lulzim Basha. Edi Rama mbijeton duke mbajtur bravën”– tha Flamur Noka.

Basha nuk ka pranuar ende asnjë humbje?

“Është jo rastësi që sot është njëriu meme, Lul Brava, memet kanë atë personazhin kryesor, është shndërruar një qesharak jashtë cdo imagjinate, po pësoi humbjen e shtatë dhe me krenari prej idioti thotë se s’ka humbur asnjë zgjedhje. Është treguar i sinqertë se ai s’ka humbur ka shitur cdo betejë për llogari të kunatit, ai është pasuruar, ka humbur demokracia”– u shpreh Flamur Noka.

Hapat tjerë të Komisionit të Rithemelimit?

“Kuvendi i 11 dhjetorit ka vendosur disa detyra, po ecim cdo dite që të zbatojmë detyrat e Kuvendit. Riorganizimi I PD në cdo nivel, rifreskimi i strukturave të saj, nga qendra deri në bazë është një nga synimet tuaja. Hapja ndaj gjithkujt që e ndjen veten opozitar në këtë regjim, që e do këtë opozitë të bashkuar.

Unë nuk rri dot pa përshëndetur personalitetet që kishin ngelur të gënjyer brenda shoqatës së bravave dhe sot po reagojnë dhe e shohin se ajo logo e sigël u katandis për tu vajtuar. Dera është e hapur.

I përgëzoj që më ne fund e refuzojnë bravën si drejtues. Sot mas 3 muajsh një pjesë e kolegëve të mi po kërkojnë këtë gjë, duhej zbatuar. Atë karrige që hodhi Basha, duhet ta pranojë. Ai sot është i braktisuri më i madh,3-5 janë shërbëtorët e tij, le ti mbaj por s’ka demokratë që e ndjek më atë. Janë të gjithë në këmbë për të rithemeluar këtë parti. Te kemi një PD të hapur, fituese”– shtoi ai.

Do e rimerrni selinë?

“Ajo seli nuk mund të mbahet as nga pengu as nga Edi Rama. Ajo është shtëpia e lirisë dhe kjo e fundit do u kthehet demokratëve. Bashën edhe Zhvejku do ta kishte zili. Më interesojnë reagimet e demokratëve, miqve të mi, kolegëve që kam aty”– shtoi ndër të tjera Noka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re