Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë kriminelë.

Në një përgjigje pas thirrjes së Ramës për t’u ndarë “nga Likja e Saliu”, Basha deklaroi nga Elbasani se koha e tij ka marrë fund dhe Rama e di këtë.

“Sapo kam mbaruar një takim me zonjat përfaqësuese të Elbasanit për ditën e madhe të ndryshimit, 25 prillin.

Dua nga zemra t’iu uroj të gjitha zonjave, grave, nënave e motrave të Elbasanit Gëzuar Ditën e Verës, këtë dhuratë kaq të bukur që ju bëni shqiptarëve.

Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që dhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndom këto 8 vite ai provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë.

Koha kur qyteti dhe qytetarët ishin nën hyqmin e kriminelëve ka marrë fund. As nuk do të na trembë e as nuk do të ndalë dot, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presin. Kudo që do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot më. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët, me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur.

25 prilli do jetë dita e fitores së shqiptarëve, dita e ndryshimit dhe shpresës siç është kjo Ditë e Verës. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojë“, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko