Gramoz Ruçi ka pezulluar punimet e Kuvendit sapo deputetët e Partisë Demokratike kanë pushtuar foltoren, si pasojë e thirrjes së kreut të opozitës.

Gjithçka ka ndodhur pas nëj fjalimi të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili akuzoi rëndë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa, që sipas tij e ka vëllanë të dënuar nga gjykata e Italisë për trafik droge.

Basha mbajti një fjalim 10 minutash ku e konsideroi skandal këtë gjë dhe kërkoi menjëherë largimin e ministrit.

Ndërkohë që kreu demokrat po fliste, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë fjalimin se ka mbaruar koha. Pas kësaj Basha u bën thirrje që të vijnë të gjithë deputetët në foltore, gjë që ka sjellë bllokimin e Kuvendit dhe më pas çbllokimin nga Ruçi me  mbylljen e  seancës.

Por PD ka vijuar transmetimet në Facebook të fjalimeve në tij. Basha i ka bërë thirrje popullit të çohet dhe të rrëzojë qeverinë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re