Kreu demokrat Basha kërkoi marrjen të pandehur të krtebashkiakut të Durrësit, duke pretenduar për një plan kriminal sipas tij, për të vjedhur zgjedhjet.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur”, shkroi Basha në Twitter.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të mos fshehë provat dhe për të tjera emra të mazhorancës, që sipas tij janë bërë palë me krimin.

“Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”, u shpreh Basha.

Një ditë më parë, në media dolën materiale hetimore të cilat kishin përgjime të bisedave telefonike mes kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe Altin Avdulajt, arrestuar së fundi për afera kriminale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re