Skip to content

Basha “kërkon” timonin, ka një lutje: Ma jepni këtë mundësi, unë zotohem se do bëj gjithçka! Rama dështoi

Kryetari i Partisë Demokrati kërkoi votën në 25 prill, në mënyrë që standardet evropian të krijohen këtu në Shqipëri.

Gjatë takimit që Basha zhvilloi me një biznes kulinarie, u shpreh se për 8 vite kjo qeveri nuk bëri asgjë, ndaj në 25 prill, tha ai në dorë e kanë qytetarët, pasi është përgjegjësi e tyre që të sjellin ndryshimin.

“Këta i kanë pasur të gjitha në dorë. Megjithatë 8 vite me radhë nuk bëri asgjë.

8 vite me radhë na ka lënë në vend numëro. Më 25 prill e keni vetëm ju në dorë, që do të thotë se edhe përgjegjësinë e keni ju. 

Keni përgjegjësinë në dorë për të zgjedhur ndryshimin. Ndryshimi vjen vetëm me votë.

E vetmja mënyrë për ta bërë këtë të mundur është të dilni masivisht dhe të votoni ndryshimin. Ndryshimi ka një emër, numri 9 dhe koalicioni për ndryshim.

Ky është një realitet evropian, e tillë ka mundësi të jetë e gjithë Shqipëria. Na i jepni këtë mundësi.

Ma jepni këtë mundësi dhe unë zotohem se do të bëj gjithçka me vizionin, formimin dhe ekipin tim

Që me këtë standard që e arriti një njeri i vetëm që pati qeverinë kundër, nesër me qeverinë në krah të sipërmarrjes dhe të njerëzve të thjeshtë ta bëjmë standard ane mbanë Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha.