Eksperti i Financave,Sherefedin Shehu ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të vaksinuarit” moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News ku foli mbi proceset e organizuara së fundmi në partinë Demokratike.

Ai vlerësoi procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PD dhe të anëtarësve të Këshillit Kombëtar.

Ndërsa zbuloi edhe një fakt interesant mbi marrëdhëniet e Bashës me bashkëpunëtorët rreth tij.

Shehu tha se ish kryedemokrati, kishte frikë nga bashkëpunëtorët dhe nuk i mbante pranë vetes personat ndaj të cilëve kishte kompleks inferioriteti. Ndërsa shtoi se ishte e kundërta me Berishën i cili dëgjonte çdo lloj mendimi.

Sherefedin Shehu: Për herë të parë kemi kryetarë degësh të zgjedhur me konkurrim. Kemi një fakt të pamohueshëm, kryetarë që kanë fituar me rezultate të ndryshme në degë. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë për të lënë më pas edhe një trashëgimi në të ardhmen.

Ai mbante afër persona të cilët nuk i shkaktonin kompleks inferioriteti. Edhe Berisha nuk mund të përkufizohet si një zbatues i normave standarte. Por ai kishte vizionin, nuk kontestohej. Ndërsa Basha kontestohej vazhdimisht.

Ai nuk kishte frikë nga bashkëpunëtorët. Ndërsa Basha kishte frikë nga bashkëpunëtorët. Kjo është e dukshme. Telefoni i Berishës është vazhdimisht i hapur kur ne nuk e shikojmë. Unë kam eksperiencë punë dhe mund të them se kur zgjidheshin kandidaturat, të pakëtën bëheshin nga tre konsultime mbi kryetarët e bashkive.

Kryesorja pastaj është vizioni i liderit. Berisha të gjunjëzonte në këtë mënyrë sepse vizione të pakundërshtueshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re