Kreu demokrat Basha ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Rama gjatë një interviste në France 24, ku, i pyetur për protestën e opozitës tha se ajo është një çështje e brendshme e cila, sipas tij nuk k apse gjen hapësirë me patjetër në media të huaja.

Por për Bashën, ky qëndrim i Ramës lidhet me refuzimin për të komentuar aktin e goditjes nga ana e policisë, e kryeredaktorit të RD-së.

 “Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias. Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë”, shprehet Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re