Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, me rastin e 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa ka ndarë videon e ushtrisë që këndon këngën ‘Mora Fjalë’, Basha shkruan se Adem Jashari vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re