Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se drejtësia shqiptare është në sprovë për sa i përket hetimit të aferës së incineratorëve dhe pas arrestimit të Lefter Kokës.
Basha shtoi se ai vetë por edhe institucione të tjera të sigurisë kombëtare, mes tyre edhe SHISH kanë informacione konkrete për presione që u bëhen prokurorëve në vend.
“Jemi të vetëdijshëm për presion që bënë Edi Rama dhe ne duhet të bëjmë presion që prokuroria të eci përpara. Unë, demokratët ju si gazetar. Tani po shtrëngohet laku. Do shtrëngohet ajo qesja e madhe, 2 milion ju thash më parë. Së pari duke drejtuar vëmendjen tonë. Tek dy faktorët të korruptuarit dhe drejtësia që është në sprovë.
Ka informacione. Jam këtu për të shtyrë në të gjitha forcat transparencën dhe drejtësinë, të ndahemi nga e shkuara. PD është në luftë me armikun e mirëqenies shqiptare. Brenda vetes dhe para kundërshtarit politike. E shtuna është një sprovë. Zgjedhim të Ardhmen është motoja jonë këtë të shtunë.
Që kjo ndarje të jetë e besueshme, PD është në luftë me armikun. Mund të thonim edhe t’i mbyllim derës së shkuarës. T’ja fikim dritat karroselit të hajdutëve që vërtitet prej 30 vjetësh duke vjedhur prona, para, të ardhme, shpresën e shqiptarëve. T’i japim fund mentalitetit komunist. Mund të thonim edhe kështu por le të zgjedhim të ardhmen.” tha Basha.
