Skip to content

Basha: Lefter Koka, “kokë turku” e mafias së inceneratorëve

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha e konsideroi një hap pozitiv arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka’

Basha e cilësoi ish-ministrin Koka si bishtin e aferës së inceneratorëve dhe tha se “koka” e vërtetë është kryeministri Edi Rama.

“Me të pandehur të njoftuar prej vitesh nga media dhe opozita që sot janë në arrati, në qofshin gjallë akoma, e nuk kanë marrë plumbin kokës nga mafia e inceneratorëve, e me një kokë turku që për ironi që e ka mbiemrin Koka. Që më fakt është bishti se koka është pas meje.

Se nuk ka shpjegim tjetër, në asnjë vend tjetër normal, nuk ka… edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk mund të ndodhë, nuk kanë si të ndodhin nëse koka është Koka që është sot në pranga, dhe jo ky që është pas meje.

Ky është thelbi i sundimit në Shqipërisë sot, një kastë që ka asgjësuar demokracinë, ka paralizuar drejtësinë dhe kërkon ta shndërrojë këtë parlament në një foltore qesharake, kopje të foltoreve të tjera, ku flitet për gjithçka përveçse për problemin e vërtetë”, deklaroi Basha.