Lulzim Basha lëshoi të tjera akuza në drejtim të qeverisë, por morri tjetër padi penale, nga i zakonshmi, Taulant Balla. Kreu demokrat, i kushtoi një status kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Bashës, edhe 3 ditë pas aksionit policor, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë i lirë, “njësoj si bosët e krimit, nga Admir Hoxha te Klement Balili dhe Lul Berisha”.

“Nuk ka luftë kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, thekson më tej kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Bashës, edhe 3 ditë pas aksionit policor, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë i lirë.

“Nuk ka luftë kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shkroi Basha.

Nga ana tjetër, Balla u shpreh pas daljes nga Prokuroria ku depozitoi kallzimin e radhës.

“Kam depozituar prej disa javësh një kallëzim tjetër penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për veprat penale të kallëzimit të rremë, të shpërdorimit të detyrës, të vënies në rrezik të veprimeve hetimore, që ka të bëjë me veprën penale të tregtimit të sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sigurisht që sot erdha në Prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal. Dua t’ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulzim Basha do të jetë një person, i cili sipas parashikimeve të Kodit Penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re