Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu është shprehur se Europa ka refuzuar Edi Ramën, dhe jo Shqipërinë.

Sipas Bashës “Asnjë kusht për Maqedoninë, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan t’i bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendjeje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Për këtë u artikuluan disa kushte që tregonin se Shqipëria me këtë qeveri ka bërë hapa pas nga viti në vit.

Krimi, ndëshkimi i grabitësve të votës, vënia pa drejtësisë e të inkriminuarve janë kërkesa të panegociueshme. Këto nuk janë probleme të BE siç deklaron propaganda e kryeministrit, por probleme të qeverisë së tij. Krejt ndryshe paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut.

Asnjë kusht për këtë shtet, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re