Në fshatin Tarinë, njësia administrative Bubq, familjet e dëmtuara nga tërmeti, prej 40 ditësh jetojnë në qiell të hapur në të ftohtin e dimrit.

Një nga këto familje është ajo e Martin Jakut, i cili bashkë me fëmijët, bashkëshorten dhe dy motrat mbeti pa shtëpi me 26 nëntor.

Gjatë vizitës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha, në këtë fshat, pak para Vitit të Ri, ata apeluan për strehim duke parë si zgjidhje një kontenier deri sa të rindërtojnë shtëpinë e shembur plotësisht nga tërmeti.

Vetëm dy ditë më parë, strukturat e PD, Fushë Krujë dhe nën kujdesin e kryetarit Basha u bë e mundur blerja e një kontenieri për të strehuar familjen Jaku e cila gjendej në mëshirë të fatit dhe e harruar nga shteti.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1GuoHjcDtw0]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re