Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim të fundit në Twitter shkruan se, mbështet 100 për qind qëndrimet e liderve të BE-së, duke akuzuar Ramën se ai është i vetmi njeri që pengon rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë
“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”.
