Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për zyrtarët e korruptuar.

 

Në një postim në Facebook, teksa ka ndarë disa foto me qytetarët në Fier, Basha thekson se lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD-së.

 

Kryedemokrati thotë se çmimet e larta dhe aferat e mëdha po boshatisin çdo ditë e më shumë vendin.

 

Në qytetin e Fierit u takova dhe bisedova me qytetarë dhe sipermarrës. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin.

 

Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të veshtirë situatën për mijëra familje.

 

Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.  Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.

 

Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partia Demokratike e Shqipërisë prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re