Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur deputetët e grupit parlamentar të PD- së në selinë Blu menjëherë pas përfundimit të seancës së parë parlamentare.

Ndërkohë sapo ka përfunduar mbledhja e demokratëve, të cilët siç shihen edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, dalin nga selia Blu pa dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit.

Nga informacionet e mbërritura bëhet me dije se gjatë mbledhjes u ka kërkuar demokratëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë mendime të unifikuara lidhur me mos-votimin e kandiaturës së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Nuk shkuan në mbledhjen e partisë Demokratike, deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilët siç duket janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Sali Berisha.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re