Lulzim Basha pasditen e sotme ka mbledhur në selinë blu drejtuesit e PD-së në qarqe për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mbledhja me karakter organizativ ka pasur në fokus diskutimet mbi ecurinë e fushatës dhe problematikat në terren.

Edhe pse jo ende zyrtarisht, e nisur prej disa muajsh, fushata elektorale në javët e fundit ka qenë mjaft e nxehtë, pasi politika ka zbritur në terren për të bindur popullin për ta votëbesuar në 25 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re