Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike nuk i shkakton kokëçarje Bashës për vendimin që mori për Sali Berishën. Pas deklaratave të ish-Kryeministrit se ai do të ndiqte rrugë statutore për të rivendosur sovranitetin e PD-së, apo edhe të zhvillonte një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë, kreu i selisë blu, kërkoi këtë mbledhje me qëllimin, për të shpjeguar arsyet që e cuan atë, të përjashtonte Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Sipas burimeve, Lulzim Basha ka thënë përpara kryetarëve të degëve të PD-së, se ky ka qenë një vendim i detyruar për të, për të mirën e Partisë Demokratike dhe të ardhmes së saj. Ai ka shprehur përpara Kolegjit të Kryetarëve vlerësimin për doktor Berishën dhe se ky vendim për të ka qenë shumë i vështirë.

Nga mbi 70-të kryetarë degësh të PD-së, dy kanë qenë ata të cilët i kanë kërkuar Bashës të zbresë ne terren dhe të sqaroje anetaresine per vendimin e marre. Këta ishin kreu i PD Gjirokastër Dashnor Aliko, si dhe kreu i PD Mirditë, Mark Ruçi. Ndërsa kryetarët e degëve të tjera nuk kanë reaguar ndaj vendimit të Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko