Skip to content

Basha mbledh Kryesinë e Këshillin Kombëtar të dielën, zbardhet mesazhi i Bardhit drejtuar anëtarëve dhe rendi i ditës

Pas humbjes së zgjedhjeve dhe refuzimit për të dhënë dorëheqjen, kreu i PD, Lulzim Basha, do të mbledhë këtë të dielë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë.

Mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, iu ka drejtuar një mesazh të gjithë anëtarëve të Kryesisë që të marrin pjesë në mbledhje.

Në mesazhin e tij, Bardhi shkruan se në këtë mbledhje do të diskutohen zgjedhjet e 25 prillit dhe situata paszgjedhore në vendin tonë.

Mbledhja e Kryesisë do të nisë në orën 17:00 me rend dite “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,

Sektetari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi