Skip to content

Basha mbledh me urgjencë demokratët e Komisionit të Ligjeve për finalizimin e 3 amendamenteve, zbardhen kërkesat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e kësaj të marte anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

Mësohet se arsyeja e kësaj mbledhje ka të bëjë me finalizimin e 3 amendamenteve që ka miratuar një ditë më parë Partia Demokratike për ndryshimet Kushtetuese.

PD pritet që të finalizojë relacionin për këto 3 amendamente e më pas për të bërë dorëzimin pranë Kuvendit.