Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikon një spot të ri elektoral dhe thotë se ai e di rrugën e anëtarësimit e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Basha thotë se anëtarësimi në BE do të sjellë ndryshim dhe përmirësojë jetën e shqiptarëve.

Kujtojmë se Shqipëria është shumë pranë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa Komisioneri për zgjerimin e BE-së, deklaroi më herë gjatë marsit se Shqipëria i ka përmbushur tashmë kushtet për të nisur negociatat

“Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.

Rama nuk mund ta bëjë këtë. Ne mundemi! Së bashku do të integrojmë Shqipërinë në BE”, shkruan Basha në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re